Legjenda, ose gojëdhëna është tregim nga goja e popullit i cili u kushtohen personave ose dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur dhe që këta persona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore. Në këto tregime ndodhitë e gjithave personazhave apo aftësitë e personave prezantohen si fuqi mbi natyrore mirëpo lidhen me ndonjë të vërtetë ndërsa rëndësia e tyre apo efekti i tyre mundohen të prezantohen në tregim si fuqi mbinatyrore e çka tregon se si njerëzit e kanë ndierë efektin e ati personi apo asaj dukurie. Dallimi i legjendës apo gojëdhënës nga llojet e tregimeve tjera është se legjendës nuk i dihet koha dhe vendi e zhvillimit të ngjarjes, ose njëri nga këto elemente.
Konversioni (kthesa)
Konversion vjen nga latinishtja conversio - ndërrim, kthese. Quhet edhe refren (që vjen nga frëngjishtja refrain - përsëritje).
Është përsëritje e një ose disa vargjeve, kur pas disa fjalëve, zakonisht pyetëse, jepet e njëjta përgjigje e shkurtër.
Alegoria - Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos - tjetër dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar ndryshe.
Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjeruar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve. Ne krijime alegorike dhelpra përfaqëson njeriun hileqar e dinak, ujku njeriun e keq, etj. Një nga arsyet për krijimin e alegorisë ka qene pamundësia për te folur hapur e për te thëne te vërtetën. Krijime te bukura alegorike janë fabulat "Dy qete dhe ujku" te Naim Frasherit, "Ujku dhe qengji" te Cajupit, etj.
Gramatika studion mënyrën e përdorimit të fjalëve me njëra-tjetrën në ligjërim.
Gramatika është dega më e rëndësishme e gjuhësisë, sepse ajo studion strukturën e gjuhës e kjo është ana më themelore e gjuhës. Me këtë fjalë kuptojmë shkencën që merret me studimin e rregullave të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimit të tyre në togfjalësh e në fjali.
Tradicionalisht gramatika ndahet në Morfologji dhe Sintaksë.
Fjala është diçka e thënë me gojë dhe e shqiptuar nëpërmjet një tingulli apo grupi tingujsh që tregon një kuptim, përshkrim, vend, kohë, lajm apo mendim. Fjala është pjesa themelore e marrëveshjes (komunikimit) gojor midis njerëzve.
Foljet janë pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënojnë një veprim apo gjendje.
Në gjuhën shqipe ato kanë kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.
Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta.