Showing posts with label Mikroekonomi. Show all posts

Cilat janë periudhat e faktorit kohë?

Periudhat e faktorit kohë janë: periudha momentale, periudha afatshkurtër dhe periudha afatgjatë.

Cilat janë tri rastet e të ardhurave të shkallës?

Tri rastet e të ardhurave të shkallës janë: a) të ardhurat konstante të shkallës (rasti kur ndryshimet përpjestimore në të gjithë inputet çojnë në një rritje në të njejtin përpjestim në prodhim); b) të ardhurat zbritëse të shkallës (rasti kur një rritje përpjestimore në të gjithë inputet çon në rritje në përpjestim më të vogël në produktin total) dhe c) të ardhurat rritëse të shkallës (rasti kur një rritje përpjestimore në të gjithë inputet çon në një rritje në përpjestim më të madh në nivelin e produktit total).

Qka paraqesin të ardhurat e shkallës?

Të ardhurat e shkallës paraqesin reagueshmërinë e produktit total kur të gjitha inputet rriten në të njejtin përpjestim.

Qka thotë ligji i të ardhurave zbritëse?

Ligji i të ardhurave zbritëse thotë se nëse ndaj një sasie të dhënë të faktorit të fiksuar shtohen njësi të njëpasnjëshme të një faktori të ndryshueshëm të prodhimit, produkti marxhinal dhe ai mesatar i faktorit të ndryshueshëm eventualisht do të bien. Ky ligj vepron vetëm në periudha afatshkurtëra, ku të paktën njëri nga faktorët e prodhimit është i fiksuar dhe gjendja e teknologjisë është e pandryshueshme.

Qka paraqesin te ardhurat e shkalles?

Të ardhurat e shkallës paraqesin reagueshmërinë e produktit total kur të gjitha inputet rriten në të njejtin përpjestim.

Qka thote ligji i te ardhurave zbritese?

Ligji i të ardhurave zbritëse thotë se nëse ndaj një sasie të dhënë të faktorit të fiksuar shtohen njësi të njëpasnjëshme të një faktori të ndryshueshëm të prodhimit, produkti marxhinal dhe ai mesatar i faktorit të ndryshueshëm eventualisht do të bien. Ky ligj vepron vetëm në periudha afatshkurtëra, ku të paktën njëri nga faktorët e prodhimit është i fiksuar dhe gjendja e teknologjisë është e pandryshueshme.

Si llogaritet produkti marxhinal i punes?

Produkti marxhinal i punës mund të llogaritet duke matur pjerrësinë e tangentes së hequr në pikën përkatëse të kurbës së produktit total. Raporti i produktit marxhinal mat pjerrësinë e kurbës së produktit total. Psh. kur firma punëson 2 punëtorë, pjerrësia e kurbës së produktit total jepet nga raporti cg/og=10/2=5. Produkti total arrin në pikën f, të cilës i përgjigjen 5 njësi pune. Tangentja e hequr në këtë pikë të kurbës e ka pjerrësinë të barabartë me zero. Nëse firma pajton njësi pune shtesë pas kësaj pike, produkti total bie dhe produkti marxhinal merr vlera negative.

Qka paraqet funksioni i prodhimit ?

Funksioni i prodhimit shpreh lidhjen midis sasisë së inputeve të përdorura dhe produktit të prodhuar. Analitikisht kjo lidhje jepet nga ekaucioni: Q = f (K, L), i cili tregon se madhësia e produkit (Q) është funksion i madhësisë së kapitalit të fiksuar (K) dhe variablit punë (L) të përdorur nga firma me një gjendje të dhënë të teknologjisë. Kjo paraqitet edhe në tabelën dhe figurën e mëposhtme. Supozojmë se një firmë prodhon këpucë dhe për prodhimin e tyre përdor vetëm një makinë. Pra, madhësia e kapitalit është e fiksuar, kurse puna është faktor i ndryshueshëm. Kur sasia e punës është 0, nuk prodhohen asnjë palë këpucë, kurse me rritjen e numrit të punëtorëve rritet edhe numri i palëve të këpucëve të prodhuara. Sasia e produktit e prodhuar nga kombinimi i inputit punë L dhe inputit kapital K quhet produkt total dhe shënohet me Q ose TP. Kurba TP paraqitet në grafik, e cila tregon maksimumin e produktit për çdo sasi të inputit punë të përdorur.

Qka eshte prodhimi ?

Prodhimi është një proces me anën e të cilit burimet kthehen në të mira dhe shërbime të ndryshme.

Qka eshte pasqyra e rezultatit financiar ?

Pasqyra e rezultatit financiar përmbledh transakcionet e firmës gjatë një periudhe kohe të dhënë.

Qka eshte bilanci i firmes ?

Bilanci i firmës paraqet gjendjen financiare të saj në një moment kohe. Bilanci i firmës mund të jetë aktiv, ku paraqet mjetet që janë në përdorim të firmës dhe pasiv, ku paraqet burimet e këtyre mjeteve. Ndërsa diferenca midis aktivit dhe burimeve jo të veta të firmës paraqet vlerën neto të saj. Parim themelor i bilancit është barazia e aktivit, e shënuar në anën e majtë me pasivin, e shënuar në anën e djathtë të bilancit.

Qka eshte kontabiliteti i firmes ?

Kontabiliteti i firmës është burim informacioni për blerësit e mundshëm të aksioneve dhe obligacioneve të saj që ndihmon drejtuesit e firmës për marrjen e vendimeve dhe për njohjen e ecurisë së biznesit dhe vlerës së tij.

Qka eshte shkrirja ?

Shkrirja është marrëveshja midis dy apo më shumë firmave për t’u bashkuar dhe për të krijuar një firmë të re.

Qka është marrja e kredive bankare?

Marrja e kredive bankare është një hua që sigurohet me marrëveshje midis korporatës dhe bankës.

Qka eshte emetimi i aksioneve ?

Ekzistojnë tre lloje kryesore aksionesh: aksione të zakonshme, aksione të preferuara dhe aksione të konvertueshme. Aksioni i zakonshëm i jep të drejtë mbajtësit të tij të jetë bashkëpronar i korporatës, të votojë në mbledhjen e përgjithshme dhe të marrë pjesë në zgjedhjen e drejtorëve. Pronari i aksioneve të zakonshme merr të ardhura në formë të dividentit. Aksionet e preferuara i japin të drejtë mbajtësit të tij të përfitojnë një normë interesi fikse dhe nuk mund të kërkojnë ritjen e saj nëse korporata ecën mirë. Aksionet e konvertueshme gjithashtu i japin të drejtë mbajtësit të tij të përfitojnë një normë interesi fikse. Por, këta mbajtës kanë të drejtë t’i konvertojnë këto aksione në një datë të specifikuar.

Qka eshte shitja e obligacioneve ?

Obligacioni është një letër me vlerë që i sjell mbajtësit të tij të ardhura të përvitshme, në bazë të përqindjeve fikse të caktuara më parë. Një obligacion përbën një detyrim afatgjatë, 10-15 vjeçar. Korporata është e obliguar të paguajë vlerën e obligacionit në kohën e caktuar, pamvarësisht se a është në fitim apo jo. Korporata kryen dy lloj pagesash ndaj mbajtësit të obligacionit: a) pagesën e interesit dhe pagesën e vlerës nominale të obligacionit.

Cilat janë rrugët që korporata përdor për të siguruar burime financiare të jashtme?

Rrugët kryesore që korporata përdor për të siguruar burime financiare të jashtme janë: shitja e obligacioneve, emetimi i aksioneve dhe marrja e kredive bankare.

Si e shton kapitalin e vet korporata?

Korporata mund të shtojë kapitalin nga burimet financiare të jashtme dhe burimet financiare të brendshme.

Si e shtojnë kapitalin e vet firmat individuale dhe firmat me ortakë?

Firmat individuale dhe firmat me ortakë e shtojnë kapitalin e tyre duke marrë hua nga miqtë ose nga banka.

Cilat janë avantazhet e shoqërisë aksionare?

Avantazhet e shoqërisë aksionare janë: nëse fitimi nuk shpërndahet në formë dividenti, por riinvestohet në biznes atëherë taksa paguhet një herë, vazhdimësia e biznesit, etj.