Ese si i kalova pushimet verore
mirë duke bërë gjëra të ndryshme interesante, argëtuese por edhe me karakter edukativ-arsimor. Pasiqë ky ishte një pushim i gjatë, kam shumë gjëra që mund të tregoj por unë do të përmend vetëm disa prej tyre që ishin më interesante dhe që me të vërtetë më mbetën në mendje. Po filloj nga dita kur u lëshuam nga mësimi e deri tek dita ku erdhëm në shkollë.
U lëshuam nga mësimi, ishte një ditë përshëndetëse sepse nuk do të takohesha me shokët dhe shoqët për një periudhë mjaft të gjatë pothuajse tre muaj. Ajo ditë ishte paksa emocionuese, por ditët tjera nuk ishin edhe aq të jashtëzakonshme, por ishin thuajse të rëndomta. Si gjithmonë gjërat kryesore gjatë pushimeve verore janë leximi i librave/lektyrave, shkuarja në një vënd turistik, vizitimi i të afërmëve dhe shkuarjet në pishina apo edhe në vende të tjera intersante dhe argëtuese.
Unë këtë verë lexova këto libra/lektyra (shkruaj cilat ke lexuar), unë i lexova ato me përkushtim dhe vepra e cila më pëlqeu ishte ajo e (shkruaj autorin) me titull (shkruaj titullin). Leximi i veprave nuk ishte gjëja e vetme që kam bërë, unë gjithashtu vizitova (shkruaj kë ke vizituar), dhe qëndrova për (sa ditë ke qëndruar) ishte e mrekullueshme sepse unë kaloja një kohë fantastike me të gjithë familjarët aty, sepse pothuajse e tërë familja ishte e lirë, dhe nuk kishin ndonjë obligim për ta kryer pasiqë ishte verë.
Pas vizitave familjare, unë vizitova vendin e njohur turistik (shkruaj cilin) ku me të vërtetë kalova ditë të mrekullueshme dhe takova shumë shokë e shoqë të reja. Fatmirësisht, ditët ishin të nxehta dhe ia kaluam për mrekulli. Pas kthimit nga atje, po afrohej dita për tu kthyer përsëri në shkollë, dhe kështu duke kaluar disa ditë të rëndomta dhe duke shkuar vazhdimisht në pishina e duke u argëtuar në mënyra të ndryshme duke mos lënë anash mësimin, arritëm deri tek dita e parë e shkollës.