Qka eshte Alegoria?

Alegoria - Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos - tjetër dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar ndryshe. Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjeruar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve. Ne krijime alegorike dhelpra përfaqëson njeriun hileqar e dinak, ujku njeriun e keq, etj. Një nga arsyet për krijimin e alegorisë ka qene pamundësia për te folur hapur e për te thëne te vërtetën. Krijime te bukura alegorike janë fabulat "Dy qete dhe ujku" te Naim Frasherit, "Ujku dhe qengji" te Cajupit, etj.