Showing posts with label Mjekësi. Show all posts

Qka eshte Alzheimeri?

Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.
Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur mjeku ose infermieri lajmërohen, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.

Si ndahen toksikozat gravidare?

Toksikozat gravidare ndahen ne :
1)Te hershme (taitja e tepert e pshtymes, vjelljet e teperta) dhe
2)Te vonshme (preeklamsia, eklamsia)

Qka quajme lehoni?

Ne gjuhen mjekesore lehoni quhet periudha puerperale e cila fillon nga qasti i dadjes se placentes dhe vazhdon 6-8 jave pas lindjes.

Cilat jane simptomat e abortit?

Simptomat e abortit jane:
     1)Gjakderdhje e cila ne menyre progresive rritet,
     2)Dhembje abdominale
     3)Temperature
     4)Plogeshti
     5)Vjellje etj.

Cilat jane shkaqet qe vie deri te aborti?

Shkaqet qe qojne ne abort jane te ndryshme:
        1)Nryshime ne karyotipin
        2)Infeksione te ndryshme (treponema pallidum,chlamidya, herpes simplex virus)
        3)Semundje te ndryshme si: diabeti, çrregullime kardiovaskulare, renale, defekte te uterusit, çrregullime imunologjike, traumat e ndryshme etj.

Si ndahet aborti?

Aborti mund te jete:
    1)Spontan dhe
    2)Klinik

Qka eshte aborti?

Aborti eshte nderprerje e shtatezenise deri ne javen e 22-te te jetes intrauterine te frytit

Cilat jane shkaqet me te shpeshta qe sjellin gjakosje akute gjate lindjes?

Jane: 1)Ruptura e uterusit
         2) Lendimi i eneve te buta te lindjes
         3)Atonia e uterusit
         4)Crregullimet e faktoreve te koagulimit etj.

Cilet jane faktoret e lindjes?

Faktoret e lindjes jane:
    1)Objekti i lindjes
    2)Rruget e lindjes dhe
    3)Forcat natyrore te mitres

Cilat jane periudhat e lindjes?

Periudhat e lindjes jane:
     1)Periudha e dillatacionit
     2)Periudha e eskpuzionit
     3)Periudha placentare dhe
     4)Periusha postplacentare apo e hemostazes

Qka eshte lindja?

Lindja eshte proces fiziologjik me te cilen mbaron lindja e frytit, placentes dhe membranes amnionale.

Qka eshte Atonia?

Atonia eshte prishja e tonusit muskulor.

Qka eshte Astenia?

Astenia eshte zvogelim i forces muskulore.

Qka eshte Astazia?

Astazia eshte humbje e aftesise se kontraksioneve tetanike te fuqishme muskulore.

Qka eshte Aponeuroza?

Aponeuroza eshte perfundim muskulor ne forme pllake - pllake lidhore.

Qka eshte Aorta?

Aorta eshte ena me e madhe e gjakut e cila largon gjakun nga barkusha e majte.

Qka jane Antitrupthat?

Antitrupthat jane proteina te prodhuara ne qelizat e sistemit imunitar te cilat shkaterrojne ose inaktivizojne antigjenet.

Qka eshte Antidiuretina?

Antidiuretina eshte hotmon qe furnizon riperthithjen e urines qe ka per pasoj zvogelimin e diurezes.

Qka eshte Anosmia?

Anosmia eshte paaftesia e ndjenjes se nuhatjes.

Qka eshte Albinizmi?

Mungesa e pigmenteve ne lekure dhe floke quhet albinizem.