Foljet

Foljet janë pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënojnë një veprim apo gjendje. Në gjuhën shqipe ato kanë kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës. Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar. Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta.
Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.