Ese per 8 marsin diten e nenes
Nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund,per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na mekuan me qumesht nga gjiri i tyre.
Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne.
Per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq miresi.Ndaj sot ne kete dite te shenuar po mbeshtes koken dhe mendimet e mija ne prehrin e nenes sime,ne prehrin e nenave tuaja,ne ate preher ku loti thahet si me magji,dhe brengat dhe trishtimet largohen.
Aty ku paste diell, drite, paqe, lumturi, qofshin ngahera nenat tona.
Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha nenat e botes,per ato me te dhemshurat,me te mirat, me te shtrenjtat.
Dera e urimeve eshte e hapur, se ne shpirtin e nje nene nuk ka nevoje te trokasesh.