Ese per vjeshten

Vjeshta, një stinë ku ngjyra e gjelbër merr fund. Kjo stinë stinë e bukur, e cila natyrës i jep ngjyrën e bukur prej ari. Stina e vjeshtës na sjell një mot jo shumë të preferushëm për fëmijët, të cilët nuk janë adhurues të shiut dhe fillimit të të ftohtit pa borë. Por, vjeshta është një stinë shumë e rëndësishme për të gjithë, e sidomos për bujkun. Gjatë kësaj stine, shumë fruta pemësh bëhen gati për vjelje, e prej kryesorëve është rrushi. Gjithashtu bujku lëron arën duke e bërë gati për mbjelljen e misrit. Pra, vjeshta është një stinë e begatshme e cila na begaton gjatë kësaj kohe me rrush, dardha, molla e shumë pemë e perime të tjera të cilat piqen në këtë stinë. Gjithashtu, vjeshta është një stinë e cila fillon më 23 shtator dhe mbaron më 21 dhjetor.