Qka eshte Legjenda?
Legjenda, ose gojëdhëna është tregim nga goja e popullit i cili u kushtohen personave ose dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur dhe që këta persona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore. Në këto tregime ndodhitë e gjithave personazhave apo aftësitë e personave prezantohen si fuqi mbi natyrore mirëpo lidhen me ndonjë të vërtetë ndërsa rëndësia e tyre apo efekti i tyre mundohen të prezantohen në tregim si fuqi mbinatyrore e çka tregon se si njerëzit e kanë ndierë efektin e ati personi apo asaj dukurie. Dallimi i legjendës apo gojëdhënës nga llojet e tregimeve tjera është se legjendës nuk i dihet koha dhe vendi e zhvillimit të ngjarjes, ose njëri nga këto elemente.