Analiza e vepres Iliada dhe Odisea nga Homeri
Thuhet se Homeri ka qënë i verbër dhe mendohet që ai të ketë lindur në njërin nga qytetet e bregdetit Jon. Por, deri më sot nuk janë gjetur dokumenta të cilat vërtetojnë ndonjërën nga këto mendime. Madje nuk ka as ndonjë lloj evidence apo dokumentacioni që vërteton egzistencën e vetë Homerit, si person.
Në greqisht Homēros do të thotë "peng." Egziston një teori që thotë se emri i Homerit është marrë nga një shoqëri poetësh të quajtur Homeridë që do të thotë ‘prej pengjesh’ (si shëmbull: pasardhës të të burgosurve/pengve të luftës). Pjestarët e kësaj shoqërie nuk pranoheshin si ushtarë lufte, sepse besnikëria e tyre ishte e dyshimtë dhe si rrjedhoje ata nuk rrezikoheshin të vriteshin në luftë. Këta burra kishin për detyrë të mësonin përmëndësh poema epike si dhe ngjarje me rëndësi historike, para shpikjes së shkrimit dhe këndimit.
Kjo është dhe arsyeja përse shpesh herë është diskutuar fakti nëse Iliada dhe Odisea janë shkruar nga i njëjti shkrimtar. Shumë veta nuk besojnë se Odisea është shkruar nga një person, dhe në të njëjtën kohë ka të tjerë të cilët besojnë se kjo vepër epike ka të njëjtin stil shkrimi nga fillimi deri në fund dhe ngjashmëria është aq e madhe përgjatë tërësisë së veprës sa s’ka se si të jetë shkruar nga shumë shkrimtare. Batrakomiomakia, Himnet Homerike dhe Epikat Ciklike mendohet të jenë shkruar më vonë se Iliada dhe Odisea.
Shpesh herë Homeri është konsideruar si shkrimtari i të gjithë Ciklit Epik, i cili përbëhej nga poema mbi vazhdimin e luftës së Trojës si dhe poema të Tebëns të cilat flisnin për Edipin dhe djemte e tij. Ka gjithashtu mendime se Homeri ishte shkrimtari i pjesës më të madhe të ‘Himneve Homerike’, mini-epikës komike ‘Batrakomiomakia’ ("Lufta midis bretkosës dhe miut” - Βατραχομυομαχία), dhe ‘Margitit’ (greqisht μάργος – budallai; Kjo ishte një epikë komike e cila fliste për një budalla të quajtur Margit. Personazhi ishte aq budalla sa ai nuk e dinte se cili prind i kish dhënë jetë/e kish lindur. Fjala ‘margit’ tek kjo vepër i dha shkas përdorimit të mbiemrit margitomanes nga Philodemus Margites.) por këto mendime nuk u vërtetuan ndonjëherë dhe si rrjedhojë u lanë pas dore.
Shumë studiues janë në të njjëjtin mendim në lidhje me proçesin e standartizimit të Iliadës dhe Odisesë, në shek e 8të p.k.. Rolin kryesor për këtë ndryshim mendohet ta ketë luajtur tirani i Athinës në atë kohë, Hipparku, i cili reformoi leximin e poemave Homerike në festivalin Panathenaik.
Edhe pse ka shumë pak njohuri të sakta në lidhje me jetën e Homerit, ka studiues të cilët besojnë se ai ka egzistuar vërtet. Mbi mëdyshjen e egzistencës së Homerit egziston dhe një shprehje sarkastike e cila thotë se poemat “nuk u shkruan nga Homeri, por nga një burrë tjetër me të njëjtin emër” (*nga Lefkowitz). Samuel Butler ka hedhur mendimin se Odisea është shkruar nga një grua e re nga Siçilia, ky mendim u diskutua më vonë nga Robert Graves në novelën e tij ‘Vajza e Homerit’.
Sido që të jetë, shumica e klasikëve janë në të njëjtin mendim në lidhje me poemat Homerike. Ata besojnë se këto krijime e kanë prejardhjen tek tradita e gojëdhënave, të cilat ishin pasuri e përbashkët e disa poetëve/recituesve (aoidoi – këngëtar, në greqishten e vjetër) të kohës. Një analizë e zhvilluar mbi strukturën dhe fjalorin e Iliadës dhe Odisesë nxjerr në pah faktin që këto poema kanë shprehje dhe vargje të tëra të cilat përsëriten përgjatë tërësisë së tyre. Ndaj dhe shtrohet pyetja nëse poemat kanë qënë formula-gojore të cilat janë përbiluar nga poeti, duke përdorur vargje dhe shprehje popullore apo jo?! Studime mbi këtë hipotezë kanë kryer studiuesit Milan Parry dhe Albert Lord. Fokusi i studimeve të tyre ka qënë “formula e gojëdhënave tradicionale”.
Gjithashtu periudha e saktë e hedhjes në letër të këtyre poemave nuk është saktësuar deri më sot. Një hipoetezë në lidhje me këtë përcaktim thotë se “Homeri” mund t’ja ketë diktuar poemat dikujt tjetër që dinte shkrim e këndim, midis shek të VIII-të dhe të VI-të. Por alfabeti grek u përdor për herë të parë në shekullin e 8-të, ndaj dhe ka mundësi që dhe vetë Homeri të dinte shkrim e këndim, e si rrjedhojë i ka dokumentuar vetë poemat. Të tjerë studius të Homerit, si Gregory Nagy janë të mendimit se tekstet e shkrimeve Homerike nuk egzistonin para periudhës Helenistike (shek i III-rë – I-rë P.K.)