Qka eshte Harresa ?
Faktor i kundërt por njësoj i rëndësishëm në proçesin e të kujtuarit është proçesi i harresës. Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qënë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur veçse dje. Harresa ka të bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka teori kryesore për harresën përfshirë këtu atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represionit).