Qka eshte Dashuria ?
Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri, një vend ose diçka. Ajo bazohet tek afria, dobia (në kuptimin anësor), dhe/ose mbi dëshirën dhe tërheqjen erotike. Dashuria mund të kuptohet edhe si një përkujdesje ose vlerësim i thellë. Dashuria mendohet zakonisht e pamundshme të përkufizohet. Për këtë arsye, dashuria është çështje debatesh. Disa madje e mohojnë qenësinë e saj. Të tjerë e quajnë atë një abstraksion të shpikur, nganjëherë duke e datuar "shpikje" e Evropës oborrtare gjatë ose pas mesjetës.