Poezi per 17 shkurt 2014

17 shkurti
Me kujtime të bukura
Me shpresa të strukura
U bënë pesë vite liri
Pak gëzim e shumë varfëri

Me varfëri e probleme politike
Po vuan ky popull një jetë anemike
S’ka vullnet në këto pari
Që këtij populli t’i ofrojnë dashuri

Ky popull gjithmon e vuajti fatin
I dëshpruar e tejkaloi vaktin
Ka ardhur koha që kur hapim sytë
Të shofim një jetë që vullnetin nuk n’a mbytë

Lusim Zotin që të mëshiroj
Ky popull të ec përpara dhe të përparoj
Të kemi një jetë që mund ta gëzojmë
Që vitet e lumtura t’i meritojmë