Poezi per stinen e pranveres
Pranvera
Qielli i kaltër
sot kaq afër,
mund ta zbresësh në pëllëmbë!
Diellimi,
notë gëzimi,
na dërgon puhizën këngë.
Çdo e qeshur
floriveshur!
Mami, ti dhe unë përdore.
Magjiplotë
është kjo botë,
nëse është paqësore!