Rreth Nesh

Stafi dhe Historia:
Ne jemi një grup i ri nxënësish, te cilët kanë per qellim që të arrijnë të informojnë rinine, apo edhe të rriturit. Ne nuk kemi ndonjë qëllim përfitimi por kemi qëllim vetëm që të lehtësojmë gjetjen e informatave për ju. Pra nëse ju po kërkoni në libra me orë të tëra për një term, apo për përgjigjen e ndonjë pyetjes, ju mund të vini tek Mëso Shqip, dhe ta gjeni menjeherë përgjigjen, por ndoshta përgjigjeja e pyetjes suaj nuk gjendet këtu ju mund të pyetni online. Ndërsa nëse dëshironi të na kontaktoni ateherë klikoni këtu. Siti ynë është formuar më 8 Tetor të vitit 2012, ku startoi vetëm me një autor, por më vonë u bashkangjiten edhe tre anetarë të tjerë. Kurse rol të madh dhe ndihmë rreth faqes në degën e mjekësisë ofron Prof.Dr.Sc.Muhabi Ademi. Mëso Shqip tashmë ka filluar të jetë i njohur në trevat shqiptare dhe më së shumti vizitohet nga personat prej moshës 8-22 vjeç që do të thotë se vizitat tona janë shumë të vlefshme dhe që përfshijnë moshat të cilat vijojnë shkollën fillore, të mesme dhe/apo fakultetin. Mëso Shqip gjithashtu vizitohet edhe nga të rriturit por në një numër më të vogël i cili nuk luan ndonjë rol të madh në statistikat tona.

Sa i përket vizitave:
Mëso Shqip ka prej 100.000-300.000 vizita në muaj. Prej të cilave prej 40.000-60.000 janë unike. Vizitat ditore tek Mëso Shqip kanë numrin prej 2000-10.000 zakonisht por ka raste kur numrin i vizitave ditore ka arritur numrin e vizitave deri në 100.000.

Rrjetet Sociale dhe Email:
Adresa jonë në facebook - https://facebook.com/mso.shqip
Adresa jonë në Twitter - https://www.twitter.com/msoshqip
Email adresa zyrtare e kontaktit është info@mesoshqip.org