Nëna është gëzimi im

Nëna ... ah kjo fjalë e arte, a thua a mund t'ia kthej të mirat që nëna më ka bërë. Sa herë ja kam prishur qejfet, sa herë e kam hidhëruar e sa herë e kam detyruar të me bertas vetem per te me ber njeri.
Deri tani nena me ka genjyer disa here. Po i permend disa raste. Nje here isha i semure dhe e semure ishte edhe nena. Mjeku na kishte keshilluar te pinim sa me shume lengje. Une fillova te pij nje leng ia afrova edhe nenes :-Merre !- i thash.-Edhe ti je e semure.
- Jo biri im se une jam sheruar. Pi ti!
Ja genjeshtra e pare. Nje rast tjeter ishte ne nje dreke. Kishim pasur mysafir dhe kishte mbetur vetem nje pjate ushqim:-Ta ndajme nen e dashur,- e luta une.
-Jo, biri im.Haje ti se nuk dua une.
Ja edhe genjeshtra tjeter. Nje tjeter here kisha thyar nje pasqyre dhe e kisha vrare pak doren e mamit.Kur erdhi babi pyeti se kush e ka thyer pasqyren.Mamaja e mori fajin tim . Ajo genjeu e tha se e kishte thyer vet e pastaj copat ja kishin lenduar doren.Ne fillim nuk e kuptoja pse po genjen ajo.Por vone, shume vone e kuptova.
Te gjitha genjeshtrat qe ajo i beri i beri per te me rritur mua, per te me mbrojtur e per te me bere njeri.
Pra kurre  nuk do te mund tja shperblej te mira qe mi ka bere.Shpresoj qe te arrij deri ne çerekun e punes se mamase time.