Pyetje Logjike Me Pergjigje 11-20

11. Iliri ka një kartë debie, me overdraft me një interes ditor 0.5% për shumat në overdraft. Sa është shuma e interesit (në total) që do të paguajë Iliri për një shumë prej 250 euro në overdraft për një total prej 30 ditësh.

a. 37.5
b. 3.78
c. 253.75
d. 253.78

12. Arbeni ka në çantë 6 lapsa me ngjyra të ndryshme. Ai merr pa parë ngjyrat, vetëm dy lapsa. Sa kombinime të ndryshme të ngjyrave mund të ketë në dy lapsat e marrë nga Arbeni:

a. 6
b. 15
c. 30
d. 36

13. Vjosa mbështolli tabelën e saj me letër me ngjyrë. Tabela ishte 74 cm e gjerë dhe 44 cm e gjatë. Sa cm letër me ngjyrë iu nevojit asaj për të mbështjellë tabelën?
a. 236 cm²
b. 592 cm²
c. 3146 cm²
d. 3256 cm²

14. Iliri po mblidhte të dhëna që të ndihmonte familjen e tij për të hartuar buxhetin. Ai kishte shënuar shpenzimet e tyre për ushqim për 4 javë rresht. Ata kishin shpenzuar 9.735 euro, 8.807 euro, 9.198 euro dhe 9.620 euro. Cila është mesatarja e shpenzimit të tyre për ushqim për 4 javë?
a. 9.003 euro
b. 9.271 euro
b. 9.340 euro
c. 9.406 euro

15. Tavani i një dyqani në formë drejtkëndëshi ka përmasat 12 x 18 m dhe është veshur me panela katrore 1x1m. Secili panel peshon çerek kilogrami. Sa është pesha totale e paneleve të përdorur për veshjen e tavanit?
a. 36 kg
b. 54 kg
c. 121 kg
d. 216 kg


16. Një motoçikletë përshkoi 180 km për 5 orë. Cila ishte shpejtësia mesatare e lëvizjes?
a. 18 km
b. 30 km
c. 36 km
d. 38 km


17. Koha e reagimit për 5 telefonata për ndihmë që mori një punonjës i shërbimit zjarrëfikës ishin 38 minuta, 2 minuta, 32 minuta, 8 minuta dhe 25 minuta. Cila ishte koha mesatare e reagimit?
a. 2 minuta
b. 21 minuta
c. 38 minuta
d. 105 minuta


18. Iliri ka 2000 aksione me një vlerë tregu prej 4.8 Euro secili. Vitin e fundit ai përfitoi një divident prej 240 Euro. Sa është përqindja vjetore e fitimit për aksion?
a. 0.025%
b. 2%
c. 2.5%
d. 40%

19. Vjosa procesoi 300 kërkesa për licence gjatë muajit Qershor. Gjatë muajit Korrik ajo procesoi 10% kërkesa për licencë më pak. Sa kërkesa për licencë procesoi ajo gjatë muajit korrik?
a. 220
b. 240
c. 270
d. 280

20. Shkolla “Edit Durham” ka pasur një buxhet 9 herë më të madh se shkolla “Bajram Curri”. Nëse buxheti vjetor i të dyja shkollave së bashku është 1,000,000 Euro, sa është mesatarisht buxheti mujor i shkollës “Bajram Curri”?

a. 8,111.00
b. 8,222.22
c. 8,333.33
d. 8,444.44