Pyetje Logjike Me Pergjigje 1-10
1. Nëse 200 metra kabllo optike kushton 240 Euro, sa do të kushtojnë 25
cm kablo optike?
a. 1.2 euro
b. 1.3 euro
c. 0.3 euro
d. 3 euro
2. Cili nga numrat më poshtë është më i madh se ½?
a.
2/5
b. 4/7
c.
4/9
d.
5/11
e. 6/13
3.
Nëse një objekt zhvendoset me 5 metra në sekondë, sa metra mund të
zhvendoset objekti në 1 orë:
a.
30
b.
300
c.
720
d. 18000
4.
Çdo pasticier mund të bëjë 2 torta të mëdha ose 35 torta të vogla në një orë.
Pasticeria është e hapur për 2 orë dhe nevojiten të bëhen për një feste 20
torta të mëdha dhe 700 të vogla. Sa pastiçierë nevojiten?
a.
19
b. 15
c.
20
d. 25
5.
Për dy vjet, im atë do të jetë saktësisht tre herë më i madh në moshë sesa
jam unë tani. Im atë është 37 vjeç. Sa vjeç jam unë?
a.
12
b. 13
c.
14
d. 15
6.
Një roman i Ismail Kadarese mund të blihet, në një librari të Prishtinës për 20
Euro, në versionin me kapak lluksi dhe për 10 Euro në versionin si libër xhepi.
I njëjti roman në versionin me kapak lluksi mund të blihet në internet me një
ulje për 30% nga çmimi i kopertinës duke paguar 1 Euro shtesë për shpenzimet e
spedicionit. Sa më i madh është çmimi i romanit me kopertinë lluksi i blerë në
internet nga çmimi i romanit si libër xhepi i blerë në librarinë e Prishtinës?
a. 6 Euro
b. 3 Euro
c. 4 Euro
d. 5 Euro
7. Nëna e dërgoi Lirinë në dyqan për të marrë 9 kuti konservash me
bizele. Liria mund të mbante vetëm dy kuti në një rrugë. Sa herë iu desh të
shkonte në dyqan për t’i marrë të gjitha?
a.
3
b.
4.5
c. 5
d. 5.5
8. Cili nga numrat më poshtë
është i barabarte me 25%
a.
1/25
b. ¼
c.
1/3
d. ½
9.
Dyshemeja e një dhome është në formë drejtkëndore dhe ka përmasat 4 x 5 metra.
Dyshemeja është veshur me pllaka me përmasa 25 x 25 cm. Duke supozuar se të
gjitha pllakat janë të plota, sa pllaka ka në dyshemenë e dhomës?
a.
330
b.
430
c. 320
d. 500
10. Nëpunësi doli nga
shtëpia në 07:15 për t’u ndodhur në zyrën e tij në Ministrinë e Financave në
orën 08:00. Ai mbërriti në zyrë në orën 07:52. Sa minuta iu deshën atij për të
mbërritur në zyrë?
a. 35 minuta
b. 37
minuta
c. 45 minuta
d. 47 minuta
