Poezia "Kristal" nga Ismail Kadare

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej 
si të harroj une dalëngadal 
si vdes tek une kujtimi yt 
si vdesin flokët dhe gjithçka. 

tani kërkoj poshtë e lartë 
një vend ku ty të të lëshoj 
nje strofë a notë, a një brilant 
ku të të lë, të puth, të shkoj. 

në s'të pranoftë asnjë varr 
asnjë mermer, a morg kristal 
mos duhet vallë prapë të të mbart 
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë. 

në s'gjetsha hon ku të të hedh 
do gjej një fushë a një lulnajë 
ku butësisht porsi polen 
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë. 

të të mashtroj ndoshta kështu 
dhe të të puth të ik pa kthim 
dhe nuk do dine as ne askush 
harim ish ky a s'ish harim.