Ngjashmerite dhe dallimet ndermjet bimeve dhe shtazeve
Zonat tropike ofrojnë kushte më të përshtatshme për jetë dhe për këtë këto hapësira janë të banuara dendur me botë të llojllojshme. E kundërt me zonat tropike, shkretëtirat ofrojnë kushte jetësore më të pavolitshme: temperatura të larta, thatësira të mëdha dhe pak ujë. Për këtë shtazët janë përshtatur në mënyra të ndryshme për të ekzistuar në jetë. Ato më shpesh natën janë aktive, ndërsa ditën mëshihen në vrima (bira) dhe shpella. Vështroje fi gurën! A e vëren se devja në shpinë ka një ose dy gunga në të cilat deponon ushqim? Gjatë udhëtimeve të gjata nëpër shkretëtirë devja nga gunga fi ton ushqim dhe ujë. Në mjedisin jetësor ujor jetojnë shtazë dhe bimë ujore. Algat jetojnë në shtresat e sipërme të ujit deri aty ku depërton drita. Në qelizat e tyre kanë pigment të gjelbër – klorofi l dhe kryejnë fotosintezën. Shtazët të cilat jetojnë në mjedisin ujor janë përshtatur të jetojnë në mënyra të ndryshme. Ja disa prej tyre:
- Peshqit janë shtazë kurrizore ujore me formë hidrodinamike të trupit.
- Lëvizin me penda, marrin frymë me verza, lëkura u është e lëmuar dhe me luspa.
- Shumica janë të ngjyrosur me ngjyrë blu dhe shumë nga ata kanë forma dhe ngjyra për maskim në mjedisin në të cilin jetojnë. Shtazët lëkurëgjembore detare jetojnë në fund të deteve dhe kanë lëvizshmëri të dobët. Ato kanë skelet të jashtëm nga pllaka gëlqerore dhe gjemba për mbrojtje. Këta janë vetëm disa shembuj për përshtatjen e organizmave në mjedisin jetësor. Më shumë do të mësosh gjatë vitit shkollor.
Sigurisht se u kujtove se të gjithë organizmat e gjallë janë të ndërtuar nga qelizat. Në organizmat e gjallë dhe në secilën qelizë kryhen proceset jetësore: të ushqyerit, lëvizja, frymëmarrja, ndjeshmëria, rritja dhe zhvillimi, shumimi, tajitja etj. Megjithatë, ndërmjet tyre ekzistojnë edhe dallime të cilat na mundësojnë ti dallojmë bimët nga shtazët. Të gjitha bimët e gjelbra janë organizma autotrof – vet krijojnë ushqim organik në pjesët e gjelbra të bimës nën ndikim e dritës – e kryejnë fotosintezën. Ky grup i organizmave është quajtur prodhues i ushqimit. Shtazët janë harxhues të ushqimit. Të ushqyerit e tillë quhet heterotrof, ndërsa shtazët organizma heterotrof. Që më lehtë të arrijnë deri te burimet e ushqimit te shtazët janë zhvilluar organet shqisore për shikim (pamje), dëgjim, aromë, si dhe organet për lëvizje dhe atë: këmbët te sisorët dhe ujëtokësorët, krahët te insektet dhe shpezët, pendat te peshqit. Shtazët, ushqimin e marrin dhe e fusin në trup nëpërmjet organeve të posaçme për tretje siç janë goja, lukthi dhe zorrët. Këtu ai imtësohet dhe zbërthehet që të u dorëzohet qelizave. Unë zbulova se Llojllojshmëria e botës bimore dhe shtazore në tokë është e kushtëzuar nga kushtet e ndryshme për jetë (drita, nxehtësia, uji, ushqimi, toka). Pjesa më e banuar e Tokës është zona tropikale, ndërsa më e varfra është ajo shkretinore. Në mjedisin ujor takohen bimët (algat) dhe numër i madh i llojeve të shtazëve ujore (kërmijtë e detit, yjet dhe iriqët e detit, peshq etj.). A e din se, ekzistojnë dallime ndërmjet shtazëve dhe bimëve, por prapë se prapë ato janë shumë të vogla dhe nuk mund të vërehen kufi të prerë. Ja disa shembuj:
- Bimët nuk lëvizin aktivisht. Përjashtim bëjnë algat të cilat lëvizin në ujë.
- Shtazët lëvizin aktivisht, por shpuzoret dhe koralet janë shtazë të cilat qojnë mënyrë përforcuese të të jetuarit.
- Bimët janë organizma autotrof, por kërpudhat janë bimë të cilat ushqehen në mënyrë heterotrofe – parazite dhe saprofi te. Do të thotë, dallimet e fi tuara janë vetëm mënyrë e përshtatjes së organizmave të gjallë në kushtet e jashtme.