Lidhja e organizmave te gjalle me mjedisin jetesor
Sigurisht u përkujtove se mjedisi jetësor është hapësira Tokësore me të gjithë faktorët ekologjik të cilët ndikojnë në organizmat e gjallë dhe njeriun dhe u mundëson të jetojnë, të ushqehen, rriten dhe shumohen. Secili mjedis jetësor dallohet me kombinim të veçantë të faktorëve ekologjik: ushqim, ujë, ajër, dritë, nxehtësi, vendbanim etj. Në tokë ekzistojnë tri mjedise të mëdha jetësore: ujor, ajror dhe tokësor. Organizmat e gjallë u përshtaten ndryshimeve të mjedisit jetësor në mënyra të ndryshme. Faktorët ekologjik – kushte në mjedisin jetësor, nuk janë të përhershëm, ata janë të ndryshueshëm. Bimët shkretinore janë përshtatur në mënyra të ndryshme. Ja disa nga këto përshtatje: - Kanë sipërfaqe të reduktuar të gjetheve. - Gjethet e transformuara në gjemba dhe kutikulë të trashë. - Stome me qime. - Deponojnë ujë në kërcell. Te shtazët ka shembuj të shumënumërt për përshtatje ndaj kushteve në mjedisin jetësor. Shtazët tokësore janë përshtatur të jetojnë në mënyra të ndryshme, pasi që toka ofron kushte të ndryshme: nxehtësi, diell, ushqim, ujë etj.