Karakteristikat e ndertimit dhe funksionit te qelizes shtazore
ÇKA ËSHTË QELIZA?
Sigurisht u përkujtove se te gjithë organizmat e gjallë janë të ndërtuar nga qeliza.
Qeliza është njësia themelore strukturale dhe funksionale e të gjithë organizmave
të gjallë. Ajo i kryen të gjitha proceset jetësore: të ushqyerit, frymëmarrjen, tajitjen, shumimin,
zhvillimin dhe vdekjen. Ajo e bartë materialin trashëgues, gjenet nga prindërit e vet.
FORMA DHE MADHËSIA E QELIZËS
Qelizat për nga forma dhe madhësia janë të ndryshme dhe mund të jenë: kënddrejta,
pllakore dhe cilindrike (epiteliale-lëkurore), të zgjatura (muskulore), yjore (eshtërore),
të degëzuara (nervore) dhe topthore (të gjakut). Qelizat shtazore janë më të vogla se ato
bimore. Më të mëdha janë disa qeliza speciale, si vezët e shpezëve. Veza e noit arrin peshë
edhe deri 1,5 kilogram.
NDARJA E QELIZËS
Zhvillimi, rritja dhe shërimi i lëndimeve në një
organizëm shpjegohet me rritjen e numrit të qelizave.
Për këtë qëllim qelizat shumohen d. m. th. ndahen.
Para se të fi llojnë të ndahen qelizat, materia kokërrzore
kromozomike e bërthamës dendësohet dhe formon
kromozome. Ato ndahen për së gjati, ngjiten për boshtin
e ndarjes dhe udhëzohen në anët e kundërta të qelizës,
nga të cilat formohen dy qeliza të reja. Pastaj ndahet
edhe citoplazm dhe fi tohen dy qeliza të reja me numër
të njëjtë të kromozomeve si qeliza-amë. Procesi është i
njohur si mitozë. Me mitozë ndahen të gjitha qelizat në
organizëm përveç qelizave seksuale. Gjatë ndarjes së
qelizave seksuale nuk fi tohen dy por katër qeliza të reja
të cilat kanë numër të përgjysmuar të kromozomeve. Kjo
ndarje quhet mejozë.