Eseja me titull Trokita Kot nga Fatmir Sulejmani

Trokita kot. Bota qenka shtazore. Dhe bosh. Kasabaja. Unë. Grushti (qesharak) i Migjenit. Dhe letërsia. Arti i mesnatës. Patericat. Porosia e Nënës: Mos u largo nga tufa! (Kur Zaratustra ndahet nga kopeja, e ha ujku). Orë policore ka këtu. Dhe poetike. Kanune. Ligje. Kanuneligje. Hanko Halla artistike. Ti – ti! (As) me lule mos e prek Xhambastuxharin. Pishpilikin. Tabijatin e lagjes së cergarëve. Ti – ti! (Se) ti je m’i ligu. Dhe m’i varfëri. Për një kurtuazi. Për një falcbonton. Për një karakter pederast. (Gjynaf artistik!) Ti je m’i ligu. (Se) ke një vragë në fytyrë. (Ah ç’operacion kanibalesk do të bënë Xhambastuxhari mbi faqen tënde! Ndoshta dhe një tefter poetik…) Të poshtër janë ata që s’kanë ten magjupësh. Prejardhje cergarësh. Sy të kokollantë… Ti ke një dregëz në vesh. Syri i majtë të shikon vëngër. Thonë se je me një ve. Penisin e ke të shkurtë. (Kohë aletesh është kjo, Jezu!) Pastaj: nuk ke epoleta magjistricash. Marka për doktorat nuk ke… Artin e ke dekadent. Shtëpi në Tetovë jo. Dhe s’shkruan në orët e vona. Zullutë. Danjolli i Sherkës. Guci i Migjenit. Plagjiati. (Ku di Zulla c’është plagjiati?) Je dhe katolik, pastaj. (Ç’faj ka Zoti që jam Fandë?) Fishtaj. At Anton Harapi. Përfol shumë mut(a) në shkrime – hithra – martirë të rremë. S’ke dhë dukë, pastaj. Dhe shije s’ke. Kravatë. Katundin e ke joartistik. Bjeshkët. Vetëtimat. Lartësitë. S’qanë për veprat e bëra, por për ato që s’i ke bërë. Pastaj? Pastaj, vazhdon të bëjë bosh.