Eseja me titull Me mire rutine, apo diqka te veqante

Mengjes. Dielli ende s'eshte dukur ne arenen qiellore. Hap deren ngadale padashur te zgjoj njeri. Kam nje deshire te madhe te eci, te shkoj larg. Me duart ne xhepa dhe syte ngulur diku ne horizont, hedh hapat jashte shtepise. Vetem kercitja e rruges kur shkelet ritmikisht nga atletet e mia e prish qetesine. Dua te vrapoj, te rend e te provoj perseri ndjenjen e lirise shpirterore. Te rrotullohem deri sa te me merren mendte dhe pastaj te bie ne toke. Te ndiej se jam gjalle dhe jetoj. Por nuk e di se c'po ndodh me mua sot. Nuk i gjej fuqite e duhura. Kam nje boshllek ne shpirt. Ndjej mungesen e dickaje, por emrin nuk ia vendos dot. Dua te bertas por zeri tretet diku para se te behet njesh me ajrin, dhe kthehet prapsh. E une ndihem akoma me bosh. Syte fillojne te lengezohen. Te merzitesh se s'ka dicka per te cilen duhet medoemos te merzitesh apo te gezohesh. Te qash se s'ke nje arsye as per te qare, as per te qeshur. Te ndalosh ne mes te rruges se s'ke nje arsye per te vazhduar te ecuren. Qendroj aty e ngrire. Shtrengoj krahet rreth vetes se ndiej nje ftohtesi te brendshme. Dua nje jete ndryshe nga normalja. Nje jete larg rrutines qe duket se po me cmend. E di ku ndodhem ne cdo ore, cfare po bej, cfare bera apo cfare do te bej se shpejti. Mjaft!... me vjen per te vjelle kur e mendoj tani! qaj si e marre thuajse lotet do te lajne kete dhimbje ne shpirt. E kur lotet kane mbaruar dhe syte tashme te thate kuptojne qe jam ne nje vend te huaj, duhet te marr rrugen e kthimit per andej nga erdha, per t'iu kthyer rrutines se perditshme.