Ese Lufta per paqe
Mjaft më shkruajta për luftën, mjaft më shkruajta për dhimbjen, thjesht i takojnë të së kaluarës dhe gjithmonë do të mbesin si kujtime të trishtueshme brenda zemrës. Tani erdhi koha t’i shkruaj paqës, se si do ta ndërtojmë një botë ku do të mbizotërojë paqja. S’ka më luftë kundër armikut që vodhi shumë jetëra, e vetmja luftë që do të ekzistojë është lufta dreht paqës, por që ta fitojmë këtë betejë duhet të harrojmë urrejtjen, mallkimin, trishtimin, përbuzjen e shumë gjëra tjera që na bëjnë të ndihemi keq. Po vetëm një njeri të filloj t’i harrojë këto so t’i harrojmë të gjithë, dhe po vetëm një filloj të mendoj për paqen dhe dashurinë do të fillojmë të gjithë, e sheh pra sa lehtë është ta fitosh paqen? Gjithçka do të ishte ndryshe po të mbretëronte paqja, edhe i pasuri do t’i zgjaste doren të varfërit, edhe urrejtja do të shndërrohej në dashur, mu ashtu sikur një lule e vyshkur që kur e ujisim qelet e merr dritë. Ne si popull shqiptarë, është vështirë që ta fitojmë paqen, nga që njeriu të ligat kurr nuk i harron dhe se e kaluara dua ta lë si kujtim e të mendoj për të ardhmen, jo vetëm për të ardhmen time, por edhe për të ardhmen e popullit tim e cila varet nga ne. Ne jemi çelësi i kësaj bote, andaj ta ndjejmë si përgjegjësi qysh nga tani se vetëm ne mund ta sjellim paqen dhe qetësinë qoftë ajo edhe në fund të botës.