Ese per shkollen

Shkolla ime, vendi të cilin çdo ditë e vizitoj, dhe vendi i cili çdo gjë mua më mëson. Ajo është vendi më i mirë për mua, aroma që lëshon shkolla ështe ushqim i trurit tim, oborri i saj është si parajsa, muret e saj janë si shtëpia ime, shokët dhe shoqet janë si familja ime e dytë, arsimtarët janë si prindrit e mi të dytë. Shkolla është vendi më i shtrenjtë, aty gjej gjënë më të ndritshme "Diturinë", sepse shkolla është çelsi i së ardhmes. Pa shkollë, askush nuk di sesi të sillet, apo sesi të kryejë një punë me rregull, shkolla bëri që ne të mësojmë gjëra të cilat çdo ditë i hasim si vështirësi. Ajo na mësoi shkrim, lexim, llogaritje, historinë e vendit tonë dhe botës, gjuhë tjera dhe shumë e shumë gjëra të cilat nuk kanë mbarim. Për mua shkolla është si një lule që kurrë nuk i ndalet aroma e diturisë.