Ese per Kosoven

Atdheu është gjëja më e shtrenjtë në jetë, ai është vendi ku linda dhe u rrita. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se atdheu ynë Kosova. Edhe po të vizitojmë tërë botën, edhe po të jetojmë me vite në një vend tjetër, ne prapë do të përmallohemi për atdheun tonë Kosovën. Shpirti ynë ka ndjenjë të veçantë për vendin tonë, Kosova është vendi më i ëmbël që ka vend në zemrën tonë. Edhepse vendi ynë ndoshta nuk është mjaft i zhvilluar apo nuk ka një ekonomi krahasuar me vendet botërore, nuk ka as det, ndoshta nuk ka as shumë vende të mëdha turistike, por prapë se prapë ajo është atdheu ynë Kosova. Ne nuk duhet ta duam vendin tonë vetëm për interes, siç thonë edhe të tjerët "Më mirë i varfër e i lumtur, sesa i pasur e i palumtur" sepse lumturia është gjëja më e shtrenjtë që dikush mund ta ketë pas lirisë. Atdheu im i dashur po vazhdon që të ngritet lartë për gjithçka, ajo u pavarësua dhe sëshpejti do ta arrij edhe bashkimin evropian dhe nesër ndoshta edhe ne do të jemi si e gjithë bota, sepse edhe ne i kemi meritat tona. Por unë ju këshilloj që t'a dëshironi atdheun dhe kurrë mos t'ia kthyeni shpinën.