Cilet ishin mbreterit me te njohur ilir?
Mbretërit më të njohur ilir ishin Bardhyli, Pirroja, Longari,
Agroni, Teuta etj. Genci ishte mbreti i fundit ilir, mbretëria e të cilit
ra definitivisht nën robërinë romake. Agroni dhe Teuta kishin selinë e
tyre në qytetin Rizon (afër Ulqinit) dhe kishin flotën më të fuqishme
në Adriatik. Mbret i Dardanisë së dikurshme ishte Longari. Pirroja
kishte bashkuar Ilirinë, por në një luftë kishte humbur aq shumë
ushtarë sa që prej asaj kohe përdorët shprehja ”Fitore e Pirros” – që
do të thotë fitore me shumë sakrifica, (humbje të mëdha).