Renia e lire
Rënia e lire e trupave është lëvizja e atyre trupave qe kryhet vetëm nen veprimin e forcës tërheqëse te Tokës (Forca e rëndesës). Për te studiuar këtë rënie te trupave, ne vitin 1589 shkencëtari italian Galileo Galilei lëshoi nga kulla e larte e Pizës, njëkohësisht dy sfera te njëjta, por me masa te ndryshme. Shpejtësia fillestare e tyre ishte 0 m/s. Ai vuri re se sferat binin ne te njëjtën kohe ne toke, pavarësisht nga masa e tyre. Si përfundim ai tha se, gjate rënies se lire, te gjithë trupat lëvizin me te njëjtin nxitim, atë te rënies se lire qe shënohet me marrëvesh(je) international me shkronjën g. Pra rënia e lire është një lëvizje njëtrajtësisht e ndryshuar(e nxituar ose e përshpejtuar) ku nxitimi është gjithmonë 9,80 m/s².