Hipofiza
 |
Hipofiza |
Hipofiza është e vendosur në pjesën e poshtme të ndërmjettrurit. Sipas pozitës që ka cilësohet si organi më i mrojtur në organizmin e njeriut. Ka madhësi sa kokrra e bizelës. Përbëhet nga tri pjesë. Me anën e disa hormoneve që prodhon ajo kontrollon dhe rregullon veprimtarinë e gjëndrrave të tjera, prandaj cilësohet si gjëndrra kryesore e sistemit endokrin. Hormonet e hipofizës marrin pjesë në rregullimin e rritjes, metabolizmit të ujit dhe të kripërave minerale, shtypjes së gjakut, tajimin e qumështit, formimin e gameteve(qelizave seksuale), stimulimin e prodhimit të pigmentit të lëkurës-melaninës.
Hormoni me rol kryesor i hipofizës është ai për rritje, nëse ai nuk zhvillohet ndodh mosrritja pra njeriu mbet xhuxh ose liliput me gjatësi prej 80-120cm, ndërsa nëse zhvillohet shumë ndodh gjigantizmi ose rritja e madhe me gjatësi prej 2m e më shumë.