Acidet karboksilike

Formula e acideve karboksilike
Acidet karboksilike janë komponime organike, të cilat në molekulat e tyre përmbajnë grupin funksionor karboksilik (-COOH) të lidhur për radikal alkilik ose aromatik. Formula e përgjithshme e acideve karboksilike aciklike është R-COOH, ndërsa për acidet aromatike, Ar-COOH. Grupi funksionor karboksil përbëhet prej grupit karbonil >C=O dhe grupit hidroksil -OH.

Ndarja e acideve karboksilike:

1.Acidet karboksilike ndahen sipas numrit të grupeve karboksilike në molekulë, duke u emërtuar si njëkarboksilike-kur ka një grup karboksil, dykarboksilike-kur ka dy grupe karboksile dhe polikarboksilike-kur ka tre e më shumë grupe karboksile   (-COOH).
2.Acidet Karboksilike ndahen sipas llojit të radikaleve me të cilin lidhet grupi karboksilik në:
Aciklike dhe Aromatike.
3.Acidet Karboksilike ndahen sipas lidhjeve ndërmjet atomeve në molekulë në:
Të ngopura(me lidhje njëfishe) dhe Të pangopura(me një ose më shumë lidhje shumëfishe).
4.Acidet Karboksilike ndahen sipas grupeve të tjera në molekulë në:
Hidroksi acide, që përveq grupit -COOH, përmbajnë edhe grupin hidroksil -OH.
Aminoacide, që përveq grupit -COOH, përmbajnë edhe grupin aminik NH2.