Qka jane aminoacidet ?

Aminoacidet janë njësi themelore të molekulave proteinike. Në ndërtimin e molekulave proteinike marrin pjesë 20 lloje të aminoacideve. Të gjitha aminoacidet që marrin pjesë në ndërimin me molekulës proteinike janë të formës L. Aminoacidet janë përbërje organike me peshë të vogël molekulare, të cilat në molekulën e tyre kanë së paku një grup karboksil (-COOH) dhe një grup amin (-NH2). Prandaj, mund të thuhet se këto janë acide organike, në molekulën e të cilave gjenden së paku një grup amin. Të gjitha aminoacidet përmbajnë C, H, O, dhe N, përveç këtyre elementeve kimike përmbajnë edhe S. Formula molekulare e aminoacideve është: R-CHNH2-COOH R- e zëvëndëson mbetjen e aminoacideve që hyjnë në ndërtim të proteinave. Grupi anësor R është i lirë në vargje peptidike dhe ai e përcakton formën e proteinës në hapërsirë, funksionin dhe aktivitetin e saj biologjik. Dallohen dy forma sterike të aminoacideve: forma L dhe forma D. Aminoacidet që i takojnë formës L gjenden në proteinë. Grupi amin, (-NH), te numri më i madh i aminoacideve, është i lidhur për atomin e karbonit, i cili gjendet afër grupit karboksil, përkatësisht, për atomin e karbonit. Këto aminoacide quhen a-aminoacide. Atomi i karbonit, për të cilin është i lidhur grupi amin, është asimetrik, që do të thotë se aminoacidet janë komponime optikisht aktive, përveç aminoacidit më të thjeshtë – glicinës. Pra, kur aminoacidet gjenden në tretësirë, ato e kthejnë rrafshin e dritës së polarizuar. Meqënëse aminoacidet kanë një grup karbosil dhe një grup amin, ato veprojnë si acide dhe si baza, që do të thotë se kanë karakter amfotern.