Qka eshte Gjumi ?

Gjumi është një gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit. Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i anabolizmit (ripërtëritjes së qelizave), dhe një nivel i ulët i katabolizmit (shkatërrimit të qelizave). Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.