Pse shfaqet gastriti ?
Shkaku më kryesor është një infeksion kronik i shkaktuar nga bakteria Helikobakter Pylori. Është një bakteri shumë e përhapur në të gjithë botën. Së dyti mënyra dhe lloji i ngrënies ndikojnë në formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkooli dëmtojnë mukozën e stomakut. Gjithashtu përdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi është një faktor tjetër për gastritin. Pra çdo gjë që bëhet shkak për rritjen e aciditetit të stomakut mund të shkaktoj edhe gastrit. Ka edhe disa ilaçe që mund të shkaktojnë gastrit mes tyre aspirina apo ilaçet qetësues që përdoren kundër dhimbjeve të ndryshme apo në sëmundjet reumatizmale. Por jo Paracetamoli. Gjithashtu edhe gjatë sëmundjeve të ndryshme si insuficienca e veshkave apo e mëlçisë mund të formohet gastrit.
