Biografia e Arif Demollit

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Pos në arsim punoi në revistën “Bota e re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri” dhe tani në MASHT, në Prishtinë. Tregimet e tij jane perfshire ne panorama dhe ne antologji te ndryshme te prozatoreve shqiptare.Librat Ballkonet e nje qyteze dhe Pellumbat e kujtimeve i jane ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij. Për romanin "Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie" mori Çmimin Pjetër Bogdani të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin "Pse gjirafa ka qafë të gjatë" mori çmimin letrar Vehbi Kikaj. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit. Jeton në Prishtinë. Veprat e tij janë: Pëllumbat e kujtimeve 1978 Ballkonet e një qyteze 1979 Lushi si askushi 1980 Fjalim para tokave të vjetra Njeriu i blertë Ante portas Shkullësit e përjetshëm Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie 1993 Lushi në kopshtin e magjepsur Druri ku duan të jetojnë të gjithë Vdekja e Akanit 1990