Biografia e Agim Vinces

Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe. Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë. Veprat e tij janë : Feniksi (poezi, 1972) Bregu i mallit (poezi, 1975) Në vend të biografisë (poezi, 1977) Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977) Qasje (kritikë, 1980) Buzëdrinas (poezi, 1981) Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985) Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985) Arna dhe ëndrra (poezi, 1987) Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990) Populli i pandalur (publicistikë, 1992) Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995) Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997) Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997) Dri' (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999) Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001) Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002) Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003) Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004) Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005) Psalmet e rrënjës (poezi, 2007) Psalmet e rrënjës (poezi, 2007) (Po)etika e fjalës, (publicistikë, 2010) Arti i reagimit (publicistikë, 2011)