Ese per 17 shkurtin

Pritëm me vite, e me shekuj dhe e arritëm ditën e 17 shkurtit 2008. Dita e shumëpritur nga të gjithë ne. Në nuk bënë t’i harrojmë asnjëherë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për lirin e pavarësinë e atdheut tonë dhe tani jemi të lirë, flamuri kosovar valon lirshëm. Të gjithë kanë bërë rrugë të gjatë për të arritur këtë ditë, këtu ku jemi tani. Të gjithë jemi krenar që pavarësia e Kosovës na solli më shumë stabilitet në Kosovë. Të gjithë duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre nën flamurin e ri të Kosovës. Të gjithë duan të lëvizin lirshëm. Është më me rëndësi, t’i përqafojmë njerëzit dhe t’i ushqejmë shpresat dhe ëndrrat tona. Në këtë ditë është e ardhmja jonë, e cila kurrë nuk ka qenë më e ndritshme, liria kurrë nuk ka qenë më e madhe dhe mundësit kurrë nuk kanë qenë më të dukshme. Më 12 nëntor 2011 është bërë përurimi i 38 kilometrave të parë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”. Kjo rrugë në funksion të ndërlidhjeve të popujve dhe shteteve. Kosova është atdheu ynë, me mundësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Që nga 17 shkurti 2008, Kosova është e njohur si shtet nga shume shtete të botës. Në jemi duke shkuar drejt liberalizimit të vizave, që do të na mundësojë të udhëtojmë lirshëm në tërë botën, po ashtu edhe drejtë BE-së.