Naim Frashëri-Bagëti e bujqësi
O malet e Shqipërise e ju, o lisat e gjatë,
Fushat e gjera me lule, q'u kam ndër mend dit' e natë
Do te kendonj bagetine qe mbani ju e ushqeni,
O vendethit e bekuar, ju mendjen ma defreni.
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
cuka, kodra, brinja, gerxhe dhe pylle te gjelberuar!
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemera s'e ka harruar.
Ti Shqiperi, me ep ndere, me ep emrin shqipetar,
Zemren ti ma gatove plot me deshire dhe me zjarr.